Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk – A2

Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk

Në korrik të vitit 2017 lajmi i lidhjes së supermodeles braziliane Adriana Lima me shkrimtarin turk Metin Hara pushtoi mediat rozë.

Por edhe pse shpesh janë publikuar foto të çiftit së bashku ku dukeshin tejet të dashuruar, madje modelja vendosi të jetojë edhe në Turqi, tashmë mes tyre ka marrë fund.

Mediat rozë shkruajnë se çifti i ka shkëputur marrëdhëniet në fundin e vitit 2018, ndërsa tashmë duket se kjo është e konfirmuar.

Lima është nënë e dy vajzave nga martesa 7 vjeçare me yllin serb të basketbollit Marko Jaric.

Shkarkoni aplikacionin e A2