Amerikanët nuk marrin rrogat, këngëtari: Ushqim falas – A2

Amerikanët nuk marrin rrogat, këngëtari: Ushqim falas

“Jam këtu për ju”. Jon Bon Jovi ofron solidaritetin e tij për punonjësit federalë amerikanë që nuk janë paguar për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë duke i ftuar ata të ushqehen falas në restorantin e tij në Nju Xhersi. Kjo do të vendoset në praktikë vetëm një ditë fillimisht, por do të caktohen edhe ditë të tjera.

“Në linjë me misionin tonë, punonjësit federalë janë të ftuar të na bashkohen për një pastë të shijshme, që t’i vëmë në dijeni se kanë mbështetjen e të gjithë komunitetit tonë”, tha Jon Bon Jovi.

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në muajin e dytë të bllokimit të aktiviteteve qeveritare. “Shutdown” hyri në fuqi me 22 dhjetor, për shkak të mosmarrëveshjes mes presidentit Donald Trump dhe Kongresit për financimin prej 5.5 miliard dollarësh për ndërtimin e murit anti-emigrantë në kufirin me Meksikën. Me anë të “Twitter”-it, kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmon kryetaren e dhomës së përfaqësuesve.

“Nëse Nancy Pelosi mendon që muret janë të pamoralshëm, pse nuk kërkon rrëzimin e të gjithë mureve ekzistuese mes SHBA-ve dhe Meksikës, edhe atë të sapondërtuar në San Diego të kërkuar me shumë forcë nga ata”, tha Trump.

Ndër të tjera, ai përsëri kërkon financimin për ndërtimin e murit kufitar duke thënë se ka për qëllim të ndalojë krimin, drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Shkarkoni aplikacionin e A2