Braziliani që riktheu milanistët te futbolli

Lucas Paqueta iu bashkua Milanit vetëm në merkaton e janarit, por menjëherë është kthyer në idhull për tifozët e Milanit.

Edhe pse ende nuk ka mundur të shënojë, sërish me teknikën e lartë të treguar në fushën e lojës në 3 ndeshjet e luajtura, ai ka bindur kuqezinjtë.

Ndeshja e fundit e tij ishte ajo ndaj Genoas, ku lojtarin e ndali shtylla për të realizuar golin e parë me skuadrën e Gatusso-s. Ndërsa në pjesën e dytë, Paqueta tregoi klasin e tij prej një braziliani kur përballë kishte Daniel Bessa.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN