Festoni si një yll i muzikës “rock” në anijen vetëm për të rritur | FOTO

Fjalët “pushime me anije” dhe “yll i rock-ut” zakonisht nuk shkojnë bashkë. Por kur bëhet fjalë për anijen e Virgin Voyages, “Zonja e Kuqërremtë”, atëherë nuk ka tabu…

Anija e pushimeve vetëm për të rritur nis udhëtimin në vitin 2020, nga Majemi për në Karaibe, me bekimin e pronarit Richard Branson. Në të do të ketë 78 suita, brenda të cilave do të ndiheni si një yll i muzikës “rock”, me gjithë përfitimet që kjo sjell.

Ballkonet me pamje nga deti, por edhe jakuzit nuk mungojnë në asnjë dhomë, ku epoka e artë e rock-ut dhe dizjani futurist janë shkrirë më së miri.

Anija peshon rreth 110 000 tonë, është 278 metra e gjatë dhe 38 e gjerë. Në 1430 dhomat e saj aty mund të qëndrojnë 2770 të ftuar, ndërsa për t’u shërbyer janë 1160 pjesëtarë të ekuipazhit dhe stafit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN