Forcohet aksi franko-gjerman për BE, firmoset traktati

Franca dhe Gjermania rinovuan premtimet e miqësisë së pasluftës, me qëllim që të tregojnë se motori që tradicionalisht ka mbështetur projektet e Bashkimit Evropian mbetet i fuqishëm, ndërsa nacionalistët dhe populistët fitojnë pikë në kontinentin e vjetër.

 “Konfliktet mes Francës dhe Gjermanisë sollën gjakderdhje dhe luftë. Ishte detyra jonë, t’i jepnim fund dhe kështu ndodhi. Ambicia jonë e përbashkët tani duhet të jetë që Evropa të bëhet një mburojë për qytetarët tanë kundër trazirave të reja të botës”, deklaroi presidenti francez, Emmauel Macron.

“Për herë të parë, një shtet po largohet nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe. Diversiteti rreth botës po sfidohet, në bashkëpunimin klimatik, tregtinë ndërkombëtare, apo në pranimin e institucioneve ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara”, shtoi kancelarja Angela Merkel.

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel firmosën një version të përditësuar të marrëveshjes së vitit 1963 në qytezën kufitare Aachen. Ujdia e re synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, politikës së jashtme, duke fuqizuar njëkohësisht aftësinë e Evropës për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN