Futbolli në ankth, zhduket avioni i Emiliano Sala

Ankth dhe shqetësim për Emiliano Sala. Avioni me të cilin sulmuesi argjentinas po udhëtonte drejt Cardiff u zhduk nga radarët. Sipas policisë franceze, kontaktet e radarit me mjetin u ndërprenë në momentin kur aeroplani po kalonte kanalin e La Manshit. Në bordin e Piper Malibu ndodhej sulmuesi dhe piloti i mjetit.

Futbollisti ishte një prej yjeve të Nantes në Ligue 1 franceze, duke shënuar 12 gola në 19 ndeshje gjatë këtij sezoni. Falë këtyre paraqitjeve ai bindi klubin e Cardiff City që t’a blinte për 17 milionë euro dhe kishte mundësinë të luante në Premier League. Arritje që mbeti vetëm një ëndërr për EmilianoSala-n, sepse menjëherë pas transferimit rekord për uellsianët, ai nuk arriti të luante asnjë ndeshje. Pas firmës në kontratë dhe prezantimit në ekipin e ri, 28-vjeçari ishte gati të niste aventurën.

Madje, pak orë përpara nisjes, ai përshëndeti edhe shokët e ekipit te Nantes. Gjithsesi, Sala nuk arriti asnjëherë në destinacion. Aeroplani me të cilin ai udhëtonte tashmë figuron i zhdukur në det, ndërsa shpresohet që nga operacionet e kërkim-shpëtimit të rikuperohen trupat e sulmuesit dhe të pilotit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN