Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Integrimi, Soreca: Politika të bashkëpunojë

Nga A2 CNN
22 Janar 2019, 16:34 | Politikë

Ambasadori i BE-së në Tiranë,  Luigi Soreca,  apelon për votimin e reformës zgjedhore. Gjatë aktivitetit për prezantimin e prioriteteve të presidencës rumune të BE-së, Soreca foli dhe për protestat e opozitës.

Pas reformës në drejtësi, dhe fuqizimi të aksionit forca e ligjit, BE pret dhe votimin e reformës zgjedhore. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ishte i qartë kur i kujtoi politikës se hapjen e negociatave këtë vit, nuk duhet ta marrin të mirëqenë. 

Pamje nga aktiviteti i organizuar për presidencën rumune të BE-së

Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret si i mirëqenë. Reforma zgjedhore paraqet një mundësi të menjëhershme për të demonstruar pa mëdyshje gatishmërinë për marrëveshje dhe bashkëpunim ndërpartiak.

Më pas Soreca kishte dhe një koment mbi sezonin e protestave të opozitës. "Opozita dhe mazhoranca duhet të dialogojnë. Dhe këtë duhet ta bëjnë në parlament. Kanë marrë mandat nga zgjedhësit për të bërë detyrën në parlament. Ky është institucioni ku shqiptarët duan partitë të debatojnë". 

Deklarat ambasadori i bëri gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës rumune në krye të BE-së për 6 muaj. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu