Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kokëdhima: Po formohet një "pol i tretë" për zgjedhjet

Nga A2 CNN
22 Janar 2019, 21:29 | Politikë
Kokëdhima: Po formohet një "pol i tretë" për

I ftuar në studiot e A2, biznesmeni i njohur dhe në të njëjtën kohë lideri themelues i partisë "Zgjidhja", Koço Kokëdhima, deklaroi se në kuadër të zgjedhjeve të qershorit partia e tij mund të formojë një aleancë me partinë Agrare Ambientaliste të drejtuar nga Agron Duka,  partinë Aleanca Kuqezi dhe të tjera që do ti bashkohen në vijim.

Objektivi i koalicionit, sipas Kokëdhimës, do të jetë krijimi i një poli të tretë, një ”koalicion solid për të t’u përballuar me partitë e mëdha që kanë bllokuar agjendën e integrimit”.

I pyetur nëse protesta e studentëve mund të përfaqësojë një “hambar’ votash për partinë e tij, Kokëdhima nuk tërhiqet dhe deklaron: “Ne ndajmë kauza me qytetarët e Shqipërisë, qoftë edhe me studentët. Kauzat e studentëve duam që të bëhen fituese, protesta e tyre nuk është ekonomike, por në fakt thellësisht politike, me taktika shumë të drejta për të përballuar kundërshtarët e egër të saj”.

Dhe shton, duke marr shkas nga zërat që studentët mund të krijojnë një parti të tyre, “që në fillim të protestës Zgjidhja ka sugjeruar që studentët të reflektonin edhe kërkesa të tjera, se po nuk u çlirua Shqipëria, nuk çlirohet Arsimi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani