KPA shtyn vendimin për Edmond Islamajn, TIMS: Ja udhëtimet e tij jashtë vendit – A2

KPA shtyn vendimin për Edmond Islamajn, TIMS: Ja udhëtimet e tij jashtë vendit

Gjyqtari i Gjykates se Larte, Edmond Islamaj, duke dale pas nje seance te Kolegjit te Posacem te Apelimit, KPA, i cili ka mare ne shqyrtim ankimimin e Komisionerit Publik qe pretendon se shkalla e pare e vetting nuk ka perdorur te njejtin standard kontrolli per Islamajn./r/n/r/nSupreme Court Judge Edmond Islamaj, leave after a session of the Appeal Chamber which has reviewed the complaint of the Public Commissioner for Ismailaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në datën 29 janar vendimmarrjen për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, pasi ka arritur të sigurojë të dhënat e sistemit TIMS për udhëtimet e kryera prej tij jashtë shtetit.

Çështja e tij u shqyrtua gjatë ditës së sotme, por për të tretën herë radhazi vendimi u shty. Gjatë seancës së sotme, subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik iu dorëzua një kopje e të dhënave nga sistemi TIMS për hyrje-daljet nga territori i Shqipërisë për Edmond Islamaj dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008, të dhëna këto që autoritetet shtetërore i vunë në dispozicion Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që pasi të njihet me dokumentacionin, të përcaktojë se cilat udhëtime janë bërë për shkak të pozitës zyrtare dhe cilat për qëllime private. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në orën 12:00 të datës 29 janar.

Shkarkoni aplikacionin e A2