Lëvizja surprizë, Barcelona transferon Boateng

Kevin-Prince Boateng është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Futbollisti ganez brenda më pak se 24 orëve bëri të mundur një kalim “rrufe”, nga një skuadër si Sassuolo në Itali te gjigantët spanjoll të Barcelonës.

“Dua të shënoj në El Clasico”, ishin fjalët e para të ish-mesfushorit të Milanit, si katalanas. Boateng huazohet kështu tek Barcelona me të drejtë blerjeje për shumën e 8 milion eurove.

Edhe pse tashmë është në moshën 31-vjeçare, ish-futbollisti i Milanit është parë si një alternativë e mirë në mesfushë për katalanasit, të cilët në këtë merkato vere afruan edhe ish-mbrojtësin e Interit Jeison Murillo nga skuadra e Valencias.

Shkarkoni aplikacionin e A2