Ndryshimet klimatike, rreziku i dytë global – A2

Ndryshimet klimatike, rreziku i dytë global

Ndryshimet klimatike dhe moti ekstrem kanë kryesuar listën e çështjeve të Forumit Ekonomik Botëror ku theksi është vënë në dështimin e politikave për zbutjen dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Rreziku qëndron në faktin që ndryshimet klimatike kanë çuar në reduktimin e biodiversitetit në masën rreth 50% që nga viti 1970 duke ndikuar dukshëm zinxhirin ushqimor të njeriut dhe qenieve të gjalla në tokë.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pritet që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të theksojë nevojën urgjente për veprime konkrete ndaj ndryshimeve klimatike, si një ndër kërcënimet më serioze për të ardhmen e jetës në tokë; për vitin 2018, rreziku i ndryshimeve klimatike renditet i dyti, pas rrezikut nga armët e shfarosjes në masë.

Shkarkoni aplikacionin e A2