Një ligj për investimet e huaja, ku çalojmë? – A2

Një ligj për investimet e huaja, ku çalojmë?

A do të ndikojë nisma e re e qeverisë për krijimin e zonave të lira ekonomike dhe thithjen e investimeve të huaja? Ilir Kalemaj, ekspert për ekonominë, ka shpjeguar në studion e A2 Business të Aurora Sulçes se qeveritë shqiptare kanë dështuar në vite me zonat e lira ekonomike, pasi nuk ka pasur modele të qarta për zhvillimin e tyre, siç kanë bërë vendet e rajonit.

Për ekspertin Kalemaj, Shqipëria është e disavantazhuar kundrejt vendeve fqinje në thithjen e investimeve të huaja. Mungesa e një vizioni nga qeveritë, ndryshimet e shpeshta në legjislacion, mungesa e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe konfliktualiteti politik vlerësohen disa nga pengesat pse brand-et ndërkombëtare shkojnë në Serbi e Maqedoni dhe jo në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2