Prela në vetting, ka probleme me pasurinë – A2

Prela në vetting, ka probleme me pasurinë

Donika Prela, shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ishte e para që u përball me komisionin e rivlerësimit nga zyra që ajo drejton.

Por që në vlerësimin e pjesës së pasurisë, zonja Prela është gjetur me probleme. Sipas komisionit të pavarur të kualifikimit janë konstatuar probleme në dosjen e saj për sa i përket pasurisë, pasi nuk arrin të justifikojë disa apartamente dhe toka që janë në pronësi të saj.

Gjatë mbledhjes u konfirmua që Prela ka një apartament me vlerë 110 mijë euro, të blerë në vitin 2014, ndërsa paratë janë siguruar nga shitja e një apartamenti të vjetër me vlerë 80 mijë euro dhe një kredie të marrë nga bashkëshorti i saj.

Gjithashtu zonja Prela është pronare e një toke bujqësore në Petrelë, të blerë në vitin 2013, por pas hetimeve të komisionit ka rezultuar që çmimi ishte shumë i ulët. Gjithashtu komisioni ka gjetur edhe disa llogari bankare, burimi i të cilave ka qenë shitja e një apartamenti në plazh dhe kursimet bankare në emër të bashkëshortit të saj.

Në 29 shkurt do të merret vendimi nëse do të vazhdojë të jetë prokurore e krimeve të rënda apo jo.

Donika Prela ka një karrierë disavjeçare si prokurore. Së fundmi ajo ishte prokurore e Durrësit, detyrë të cilën e la rreth një vit më parë për të zënë vend si kreu i krimeve të rënda.

Shkarkoni aplikacionin e A2