Protesta e opozitës më 20 shkurt ose më herët, sot merret vendimi zyrtar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të diskutojë sot me të gjithë kryetarët e degëve të partisë në rrethet e vendit, për të vendosur mbi detajet e nisjes së protestave që janë paralajmëruar.

Takimi do të zhvillohet për të përcaktuar edhe mënyrën se si do të zhvillohet protesta, të cilën kreu demokrat e cilëson si një udhëheqje të revoltës popullore kundër qeverisë.

Thirrja e protestave u vendos fillimisht ditën e shtunë, gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të PD dhe nevojën për një qeveri kalimtare për zgjidhjen e krizës politike, siç e cilëson PD.

Datat e mundshme mbeten 20 shkurti, që përkon edhe me 28-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enever Hoxha, por edhe e shtuna më e afërt, 2 shkurti. Sipas krerëve të PD nuk përjashtohet mundësia që përveç protestave në rrugë, deputetët e opozitës të kthehen edhe në Parlament për të bërë oponencë edhe aty.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN