Zyrtare, Gega rinovon me Partizanin – A2

Zyrtare, Gega rinovon me Partizanin

Skënder Gega dhe Partizani, një rrugëtim që do të vazhdojë edhe për një vit e gjysmë. Pas ecurisë mjaft të mirë të skuadrës, në gjysmën e parë të sezonit, ku të kuqtë kryesojnë Kategorinë Superiore, klubi i dha besim trajnerit edhe për më tej.

Gega rinovoi kontratën deri në vitin 2020, duke hedhur firmën në praninë e drejtorit të përgjithshëm të klubit, Olsi Rama. Gjatë emërimit te Partizani në fillim të sezonit, marrëveshja me 55-vjeçarin do të rishikohej pas gjashtë muajve të parë.

Puna e drejtuesit të stolit, krijimi një skuadre konkurruese dhe fakti që kryeqytetasit janë pretendentë për titullin, bënë që trajneri të vazhdojë rrugëtimin te Partizani.

Shkarkoni aplikacionin e A2