Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Australian Open, Djokovic i mjaftojnë dy sete për kualifikimin

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 23:34 | Sporte të tjera

Pas Rafael Nadal dhe Stefanos Tsisfas, Novak Djokovic e ka patur fare të thjeshtë përballë Kei Nishikorit, për t'u kualifikuar në gjysmëfinalet e Australian Open.

Kjo për shkak se tenisti japonez u detyrua të tërhiqej nga ndeshja për një dëmtim në kofshë. Nishikori vuajti që në nisje të sfidës dhe nuk u dorëzua po pas setit të parë ka qenë e pamundur që të rivalizonte. Ndeshja u mbyll në setin e dytë në shifrat 4 me 1 dhe Djokovic do të sfidojë në raundin e ardhshëm, francezin Lucas Poullie i cili kaloi me sukses tenistin kanadez Raonic 3 me 1 me sete.

Serena Williams mundet nga tenistja çeke Karolina Plishkova

Surpriza vjen nga femrat me Serena Williams e cila e sheh veten jashtë gjysmëfinaleve. Amerikania u mund nga tenistja çeke Karolina Plishkova në një ndeshje spektakolare atje ku në setin final kryesonte 5 me 1 dhe ishte me njërën këmbë në gjysmëfinale por u përmbys në mënyrë të pabesueshme nga Plishkova në 7-5 dhe 2 me 1 sete duke bërë që të jetë kjo e fundit ajo që kualifikohet.

Serena Williams humb mundësinë e artë për të ti shkuar pranë grand slamit nr 24 ndërsa 26 vjeçarja do të ketë mundësinë të fitojë turneun e parë madhor në karrierë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani