Avioni u zhduk nga radarët, publikohet mesazhi dramatik i futbollistit

Fati i Emiliano Sala vazhdon të mbajë në ankth botën e futbollit. Aeroplani i vogël, me të cilin sulmuesi po udhëtonte nga Nanta drejt Kardifit, u zhduk nga radarët ndërsa kalonte mbi kanalin e La Manshit.

Gazeta argjentinase, “Klarin” publikoi edhe mesazhin zanor që sulmuesi i dërgoi miqve të tij, gjatë udhëtimit ku nuk arriti asnjëherë në destinacion.

Një mesazh dramatik ai i sulmuesit. Në total audio zgjat 50 sekonda dhe vërtetësia e saj u konfirmua edhe nga i ati i Emiliano Sala-s.

“Jam në këtë avion, që duket sikur po bëhet copash. Po shkoj në Kardif. Nëse për një orë e gjysmë nuk keni lajme nga unë, ejani të më kërkoni. Sa frikë që kam!”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN