Balla-PD-së: Votoni reformën zgjedhore, jo bojkot – A2

Balla-PD-së: Votoni reformën zgjedhore, jo bojkot

Mazhoranca i bën thirrje opozitës që të shfrytëzojë shterjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore për të votuar ndryshimet me konsensus.

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se përpara integrimit të vendit, nuk mund të luhet me bojkote.

“Apeli im është: këto 6 muaj janë të rëndësishëm, ky është një semestër i rëndësishëm në agjendën tonë europiane. Miratimi me konsensus i reformës zgjedhore është pritshmëri e ndërkombëtarëve. Sa herë Shqipëria afrohet në rrugën europiane, opozita nuk mund të ngrejë çadra, të protestojë e të tjera me radhë”, u shpreh Balla.

Shkarkoni aplikacionin e A2