Bolt i jep lamtumirën futbollit: Ishte e bukur për aq sa zgjati

“Ishte e bukur për aq sa zgjati”. Në këtë mënyrë Usain Bolt njoftoi zyrtarisht tërheqjen nga futbolli.

Vendimi erdhi pasi zhvilloi disa prova dhe stërvitje me klube të ndryshme nëpër botë. Dy golat e shënuar në miqësore me Central Coast Mariners nuk mjaftuan, që njeriu më i shpejtë në botë të siguronte një kontratë me ekipin australian.

Menjëherë pas shkëputjes nga pistat, xhamajkani 32-vjeçar, i cili ka shkruar historinë e atletikës në garat e shpejtësisë, vendosi ti dedikohej futbollit.

Prej vitit 2018, Usain Bolt nisi përgatitjet me ëndrrën për t’u bërë një lojtar profesionist, duke kaluar nga Norvegjia në Australi, por me rezultate jo të kënaqshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN