Dorëhiqet diplomati kryesor për Europën në DASH

Wess Mitchell, diplomati kryesor për çështjet europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe mbështetës i zëshëm i NATO-s, njoftoi se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Në letrën e dorëheqjes, që i ka paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41-vjeçari përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij.

Dorëheqja e Mitchell vjen në një klimë tensionesh diplomatike mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve europiane, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth tregtisë, shpenzimeve të mbrojtjes dhe tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore për Iranin.

“Ndërsa administrata bëri vitin e sajtë dytë, e ndiej se kam përmbushur atë që kisha si objektiv kur mora këtë post. Ka ardhur koha që të jem më pranë familjes time”.

Rreth një muaj më parë, sekretari i Shtetit Pompeo mbajti një fjalim në Bruksel, ku hodhi dyshime mbi vlerën e institucioneve shumëpalëshe si BE-ja apo organizatat ndërkombëtare të favorizuara nga Europa, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Megjithatë, Mitchell theksoi se e mbështeste punën e sekretarit të shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN