Fruthi dhe vaksinat përballin shkencën me fenë, Pipero: Vaksinat nuk janë zgjedhje, janë zgjidhje

Si pasojë e komplikacioneve të fruthit kemi patur  30 të prekur dhe 45 të dyshuar vetëm për muajin janar, dhe  një foshje ka ndërruar jetë.  

Për situatën e fruthit por edhe të gjitha problematikat e tjera në studiot e A2 diskutuan  dr. prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionit dhe myftiu e Tiranës, Ylli Gurra.

 Profesor Pipero, një nga autoritetet shqiptare të sëmundjeve infektive, fillon me një sqarim për të domethënës. “Rastet e fëmijëve me fruth në moshën nën 1 vit janë shumë të rrallë, aq më shumë kur janë nën 6 muaj,  sepse në kushte normale  nëna transmeton antikorpet e saj, prandaj dhe OBSH rekomandon që vaksina të bëhet në muajt 13-15, por këtë vit ne kemi rekomanduar qysh në moshën 9 muajshe”, deklaron Pipero.

Sipas tij,  rasti tragjik i kronikës së vdekjes së foshnjës ka qenë rezultati tragjik i “mbivendosjes së fruthit me pneumoninë”.

Për të shmangur  pothuajse totalisht këto situata, mjeku i këshillon mamave të kryejnë “testi e nivelit të imunizimit,  nuk kushton asgjë”, në qoftë se nuk kanë mbrojtjen e antikorpeve të nevojshme.


Dr.Prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionit dhe myftiu e Tiranës, Ylli Gurra

Pipero hedh edhe një alarm. Edhe pse sipas tij “fruthi nuk është sëmundje e rendë, por janë shumë të renda  komplikacionet  e mundshme”, kjo sëmundje është riemergjente, pra  e rikthyer, dhe “rrezikon të bëhet endemike” në qoftë se nuk vaksinohen gjeneratat e ardhshme.

Mungesa e vaksinimit është një tjetër problem, jo vetëm shqiptar, që ka të bej me frikën që disa prindër kanë për disa efekte të pakontrolluara të tyre. Një pjesë e komunitetit mysliman duket e bindur për këtë, por Ylli Gurra, myftiu i Tiranës, nuk ndan këtë shqetësim për veten dhe fëmijët e tij: “Unë sigurisht që i kam vaksinuar, dhe ftoj të gjithë besimtarët t’i binden doktorëve dhe të respektojnë kalendarin e vaksinimeve”.

Sipas Gurrës, “nuk janë vetëm myslimanë” ata që refuzojnë vaksinat, por shkaku është mungesa e informimit që gjeneron legjenda urbane si ajo që sheh në vaksinat shkakun kryesor të autizmit.

Pipero këtu është i qartë: “Çdo bar është trup i huaj, dhe ka mundësi për komplicacione. Por në 35 vjet karrierë nuk kam asnjë rast që një fëmi i vaksinuar nga fruthi të ketë patur shenja autizmi. Ka patur raste në vende të tjera, me popullsi më të madhe,  por statistikisht, as n Shqipëri dhe as në Evropë nuk ka  në mekanizëm shkak-pasojë të vaksinave dhe autizmit,  por vetëm episode rastësore”.

Vaksinat sipas tij janë “medikamentet më të kontrolluara në botë”, dhe këshillon të përdoren ato që gjenden në qendrat shëndetësore, sepse janë më të sigurtat si cilësi dhe mënyrë ruajtje.

Ligji shqiptar tashmë pengon fëmijët e pa vaksinuar të futen në klasë me shokët e tyre. Për profesorin, këto janë “masa shtrënguese dhe të panevojshme”, sepse ambientet e shkollës janë vetëm një nga ambientet ku fëmija mund të marrë virusin”, dhe që gjithsesi ”një fëmi i pa vaksinuar nuk duhet të paragjykohet, nuk është ai që infekton fëmijët e vaksinuar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN