Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gomonia me hashash, policia arreston dy persona

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 11:21 | Kronikë
Gomonia me hashash, policia arreston dy persona

Policia ka bërë të ditur se në sajë të operacionit “Vjosa” është bërë i mundur arrestimi i dy personave, të cilët dyshohen si posedues të lëndës narkotike të kapur një ditë më parë në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.

Sipas policisë, persona e arrestuar janë shtetasit A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

“Nga tërësia e hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar "Vjosa", të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal”, thuhet në deklaratën e policisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë