Izolimi nga acari, 12 misione shpëtimi me helikopter

Izolimi nga dëbora dhe ngricat kanë detyruar dhjetëra banorë, kryesisht të zonave malore, që të kërkojnë ndihmë të specializuar mjekësore.

Nga data 5, deri më 15 janar, kur temperaturat u ulën ndjeshëm, u shpëtuan me dhjetëra jetë njerëzish. I ftohti sjell probleme të shumta shëndetësore. Nga 1 deri më 21 janar 21.576 persona kërkuan ndihmën e mjekëve, ku afro 15 mijë raste ishin në Tiranë.

Në Qendrën Kombëtare të Urgjencave, lëvizja e ambulancave dhe ekipit mjekësor, monitorohet në kohë reale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN