Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kongresi sfidon Trump, konfirmon mbështetjen për NATO-n

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 16:15 | Bota
Kongresi sfidon Trump, konfirmon mbështetjen për NATO-n

Në atë që shihet si një sfidë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj në mbështetje të NATO-s.

Ligji që siguroi përkrahje dypartiake, 357 vota pro dhe 22 kundër, pohon se është politikë e shteteve të bashkuara të mbeten pjesë e aleancës.

Gjithashtu, ai ndalon përdorimin e fondeve për t’u tërhequr nga NATO. Sipas analistëve, votimi i përcjell një mesazh të fuqishëm presidentit Trump.

Prej kohësh ai ka qenë një kritik i NATO-s duke konsideruar madje edhe tërheqjen e SHBA nga aleanca veriatlantike. Ligji shpreh gjithashtu mbështetjen për Malin e Zi, si anëtarin më të ri të NATO-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë