Merkel kritikon SHBA në Davos, kërkon unitet në BE

Duke mbrojtur me forcë multilateralizmin, kritikoi Shtetet e Bashkuara. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë fjalimit të mbajtur në forumin ekonomik në Davos të Zvicrës, lëshoi një sulm kundër presidenti amerikan, Donald Trump dhe politikave të tij proteksioniste.

Liderja gjermane kërkoi unitet brenda Evropës dhe zhvillim të fuqisë ekonomike, në mënyrë që të sigurohet një vend në skenën globale.

“Evropa është një udhëtim me sukses të pa garantuar, pasi ne i kundërvihemi fuqive ekonomike, si Shtetet e Bashkuara që janë shumë dominantë. Në anën tjetër ne kemi Kinën me 1.3 miliardë banorë dhe që shumë shpejt do të ketë GDP më të madhe në botë. Kjo është diçka që Evropa duhet t’i kundërvihet e bashkuar. Prandaj po kërkojmë për aleatë që ndajnë të njëjtat pikëpamje me ne pasi ndryshe do të ishte shumë e vështirë”, deklaroi kancelarja gjermane.  

Ndër të tjera Merkel foli edhe për problemet e brendshme të Bashkimit Evropian, duke marrë shembull në rastin e largimit të Britanisë. Merkel tha se Brukseli dhe Londra duhet të mbajnë një marrëdhënie shumë të mirë të paktën në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kancelarja gjermane ripërsëriti angazhimin e saj për një largim të rregullt dhe me ujdi të Britanisë nga BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN