Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mjekët apel për fruthin: Vaksinohuni

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 19:55 | Sociale

Rikthimi i fruthit  dhe viktima e parë për këtë vit, vë në alarm prindërit. Mëngjesin e së mërkurës , shumë prej tyre kanë nxituar të vaksinojnë fëmijët që kanë mbushur moshën 1vjec apo kishin shtyrë injeksionin.

Më të frikësuar janë prindërit e foshnjave disamuajshe, pasi ndaj tyre nuk mund të aplikohet vaksina pa mbushur  1 vjeç.

Por as rishfaqja e fruthit e as humbjet e jetëve nga kjo sëmundje, nuk kanë lëkundur vendimin e disa  prindërve, kryesisht të besimit mysliman, për të mos vaksinuar fëmijët. Madje mes kartelave  shëndetësore te fëmijëve gjen edhe refuzime te të gjitha vaksinave nga ana e prindërve.

Disa prindër refuzojnë vaksinat

Edhe specialistët e shëndetit publik apelojnë për vaksinimin në kohe të fëmijëve.

 Kemi 1 humbje jete, 30 të prekur 45 të dyshuar, dhe janë shifrat zyrtare të sëmundshmërisë nga fruthi. Ende nuk kemi të bëjmë me epidemi pasi sëmundja është e lokalizuar vetëm në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë