Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama i delegoi kompetencat Cakajt, Meta: Nuk ndërhyj në organizimin e Ekzekutivit

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 13:15 | Politikë
Rama i delegoi kompetencat Cakajt, Meta: Nuk ndërhyj në organizimin e

Presidenti Ilir Meta është pyetur në lidhje me delegimin e detyrave që Edi Rama i bëri ditën e sotme si ministër i Brendshëm, Gent Cakajt.

Por Presidenti, i cili pak ditë më parë refuzoi të dekretonte Cakajn si ministër të Jashtëm, nuk ka dashur ta komentoi këtë lëvizje të Kryeministrit.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani