Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rrëzimi i Ramës, PD protestë në 16 shkurt

Nga A2 CNN
23 Janar 2019, 09:31 | Politikë
Rrëzimi i Ramës, PD protestë në 16 shkurt

Opozita e Bashkuar do të udhëheqë më 16 shkurt protestën qytetare me kërkesë largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare.

Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e kryedemokratit Lulzim Basha me Kryesinë e PD-së.

Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Forma e protestës nuk dihet ende, por kryetari Basha në mbledhjen me Kolegjin e Kryetareve kërkoi angazhim të të gjithë strukturave demokrate me qëllim pjesëmarrjen sa më të lartë në protestë.

PD kërkon largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kalimtare për zgjidhjen e krizës politike ne vend.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani