Shutdown drejt fundit, Senati voton për dy propozime

Mbyllja e pjesshme e qeverive në SHBA vijon prej 32 ditëve. Kur pyetet se kur do të mbarojë, sekretari i shtetit Mike Pompeo thotë se “shpreson shumë shpejt”.

Dy propozime do të prezantohen në Senat dhe mund të rihapin plotësisht qeverinë amerikane.

Shtëpia e Bardhë planifikon të ofrojë mbrojtje të përkohshme nga deportimi për disa emigrantë që të marrë financimin e ndërtimit të murit kufitar.

Mitch McConnell, lider i republikanëve

 “Presidenti ka bërë një ofertë gjithëpërfshirëse dhe bipartizane që mund të përmbushë çdo gjë që Demokratët kanë thënë se duhet të përmbushen menjëherë”, u shpreh Mitch McConnell, lider i republikanëve.

Plani demokrat kërkon rihapjen e qeverisë në shkurt, ndërsa mbahen bisedimet për reformën për emigracionin.

Chuck Schumer, lider i demokratëve

 “Nuk mund të kemi kompromis kur njëra palë po përcakton jo vetëm çfarë ata duan në buxhet por edhe çfarë ne duam, pa negociuar me ne. Kështu nuk funksionojnë negociatat. Ky nuk është arti i marrëveshjes”, replikoi Chuck Schumer, lider i demokratëve.  

Duhen 60 vota për të kaluar të dy propozimet. Plani i Republikanëve ka nevojë për 6 senatorë opozitarë që të kalojë, ndërsa ai i demokratëve kërkon mbështetjen e 13 anëtarëve të partisë së shumicës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN