Takimi me Kosnett, Haradinaj: Taksa s’hiqet pa njohje

Kërkesa e ambasadorit amerikan në Prishtine, Philip Kosnett për heqjen e taksës së vendosur kundër Serbisë, nuk u pranua nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kështu që, Haradinaj doli në konferencë për shtyp duke ripërsëritur qëndrimin e vjetër se kërkesa e ndërkombëtarëve plotësohet vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa nga ana tjetër, kryeparlamentari Veseli tha se vendimet e institucioneve të Kosovës, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Ai shtoi më tej se Prishtina është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Uashingtonin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN