
Drama-komedi e Olivia Colman ‘The Favorite’ dhe filmi bardhë e zi ‘Roma’ kryesojnë garën e këtij viti për çmimet Oskar, me 10 kandidatura secili. Për statuetat e shumë lakmuara janë gjithashtu pretendentë ”A Star Is Born’ dhe “Vice” me nga 8 kandidatura secili, “Black Panther” me 7 dhe “Bohemian Rhapsody” me 5 të tilla.
Black Panther është filmi i parë me superheronj që nominohet në kategorinë e filmit më të mirë. Për çmimin e aktores më të mirë protagoniste protagonistja e The Favorite, Olivia Colmanm lufton kundër, Lady Gaga , Glenn Close e Melisa Mc Carthy.
Sa i përket meshkujve përballë njëri tjetrit do të jenë Bradly Cooper për rolin në A Star is Born, Christian Bale dhe Rami Malek, protagonisti i Bohemian Rapsody.
Mes të nominuarëve në kateogrinë e aktorëve më të mirë në rol mbështetës janë Rachel Weiz, Ema Stone e Mahershala Ali.
Ceremonia më e rëndësishme në botën e kinematografisë do të zhvillohet në 24 shkurt në Los Angeles.