Tregjet botërore, rreziku nuk ka kaluar

Stuhia në bursa mund të mos ketë kaluar ende. Investitorët mund të jenë tejet optimistë për fitimet e kompanive dhe ekonominë amerikanë. Por mjaftojnë disa surpriza negative për të ulur titujt në tregje në vlerat e fundit të Dhjetorit.

Analistët shqetësohen se korporatat nuk do të kenë mundësi të regjistrojnë rritje të konsiderueshme të ardhurash nga viti në vit, për shkak se gjatë 2018-ës ato u ndihmuan nga ulja e taksave.

Arsye tjetër për shqetësim është ngadalësimi ekonomik në Europë dhe rritja e dobët e sektorit të manifakturës në SHBA.

Të dhënat makroekonomike botërore mund të shtyjnë tregjet sërish në pikun e ulët të Krishtlindjeve. Që prej atëherë, vlera e aksioneve është rritur ndjeshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN