Vijojnë reshjet, më të dendura në jug

Moti sot vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu dhe dëborë në lartësinë mbi 700 metra.

Shira mesatarë deri intensivë priten në mbrëmje në ekstremin jugor dhe dëborë mbi 30 centimetra në zonat juglindore. Nesër, moti vijon me reshje të pakta, kryesisht në orët e para të ditës dhe në mbrëmje.

Temperaturat sot nuk sjellin shumë ndryshime duke variuar nga -4°C deri mbi 14°C, maksimumi në ekstremin jugor, por nesër pritet rënie e temperaturave pas mesditës.

Moti sot në Rajon: Vijon me reshje shiu e dëbore në gjithë hapësirën ballkanike, por reshje intensive do ketë sot Greqia, ku priten edhe situata të motit ekstrem.

Ndërsa nesër reshjet pakësohen në pjesën më të madhe të Ballkanit por, Greqia mbetet me reshje mesatare deri intensive.

Temperaturat sot mbeten thuajse të pandryshuara në Ballkan, por nesër ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit duke shënuar minimumi -8°C në veri të rajonit, ndërsa mesdita nesër, ruan temperatura thuajse të njajta ku maksimumi ngjitet mbi 16°C, Greqia Jugore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN