“Apple”, kompania më e admiruar në botë

Revista Fortune ka publikuar listën e saj me kompanitë më të admiruara. Në krye të listës u rendit gjiganti i teknologjisë “Apple”.

“Amazon” zuri vendin e dytë, ndërsa kompania “Berkshire Hathaway” e Warren Buffet në vend të tretë.

Pesëshja u mbyll me Walt Disney dhe Starbucks.

Lista e revistës “Fortune” u përpilua në bazë të votave të mbi 3700 drejtuesve ekzekutivë, analistëve dhe ekspertëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN