Boateng nuk bën dot Messin, Barcelona thyhet nga Sevilla – A2

Boateng nuk bën dot Messin, Barcelona thyhet nga Sevilla

Barcelona i ka hapur punë vetes pas ndeshjes së parë në Kupën e Mbretit ndaj Sevilla në transfertë, duke u mundur me rezultatin e pastër 2-0.

Valverde hodhi në fushën e lojës një formacion me mungesa të shumta, duke vendosur që nga minuta e para ardhjen më të re, Kevin Prince Boateng, i cili nuk arriti të bënte thuajse asgjë në këtë ndeshje.

Pavarësisht zëvendësimeve në pjesën e dytë, duke futur në fushën e lojës edhe Suarez, sërish ky takim për Barçën ishte për t’u harruar dhe gjithçka tashmë duhet të kthehet në ndeshjen e kthimin më 30 janar, ku me siguri nga minuta e parë do të shohim jo vetëm Suarez, por edhe Messin.

Shkarkoni aplikacionin e A2