Bylykbashi: 5 problemet reale të zgjedhjeve

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2, ku foli për reformën zgjedhore, por edhe për zhvillimet më të fundit politike në vend.

Bylykbashi tha se  zgjedhjet e ardhshme përballen me 5 probleme kryesore:  skadimi i kartave të identitetit për 1.4 milionë shqiptare, lista e zgjedhësve, presioni mbi administratën publike, abuzimit me burimet shtetërore dhe shitblerja e votës.

“Presioni mund ta vrasë reformën zgjedhore. Por Edi Rama ka treguar se nuk di të bëjë zgjedhje me standard ndërkombëtare. Me këto shkelje, thjesht ai draft i PS nuk trajton problemet thelbësore”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi.

Ai tha se pa zbatuar rekomandimet e OSBE ODHIR, qe adresojnë këto 5 probleme, nuk mund të ketë reforme konsensuale.

Bylykbashi komentoi në A2 Cnn edhe vendimin e kryeministrit Edi Rama për delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm tek Gent Cakaj. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN