Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Davos, Merkel takon Vuçiç: Bisedë e vështirë për Kosovën

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 10:05 | Bota
Davos, Merkel takon Vuçiç: Bisedë e vështirë

Gjatë pjesëmarrjes në forumin e Davosit, kancelarja Angela Merkel u fokusua dhe tek Ballkani. Ajo zhvilloi një takim me presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ata diskutuan kryesisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Vuçiç tha pas takimit se biseda me Merkel nuk ishte e lehtë. Sipas tij, liderja gjermane vlerësoi dëshirën e Beogradit për dialog dhe për arritjen e një kompromisi.

Ndër të tjera kancelarja Merkel e ftoi Vuçiç për një vizitë zyrtare në Berlin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë