Euro forcohet, por e ardhmja mbetet e paqartë

Euro po fiton pikë në tregun e këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet aktualisht me 124.8 lekë.

Që prej fillimit të kësaj jave, euro ka fituar 0.6 lekë. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se forcimi i euros ka ardhur ngaqë bankat kanë qenë aktive në këtë periudhë për blerjen e valutës, çka ka ndikuar në forcimin e monedhës së përbashkët.

Megjithatë, pritshmëritë për një rritje të vazhdueshme të euros mbeten të pakta. Aktorët e tregut pohojnë se oferta në euro vijon të jetë e lartë dhe kërkesa për të e dobët, ndërkohë që dhe qarkullimi i parasë vendase është i ulët.

Në 2018-n, monedha e përbashkët u zhvlerësua me gati 10 lekë, duke zbritur në ditët e fundit të dhjetorit nën 123 lekë, niveli më i ulët në një dekadë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN