Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Forca e Ligjit” sekuestron 5.2 mln euro llogari bankare dhe 7 apartamente

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 10:22 | Kronikë
“Forca e Ligjit” sekuestron 5.2 mln euro llogari bankare dhe 7

Me anë të një njoftimi ditën e sotme, Policia ka bërë të ditur se në sajë të operacionit “Forca e Ligjit” ka sekuestruar 5.2 mln euro llogari bankare si dhe 7 apartamente në Lezhë.

Policia thotë në deklaratë se sekuestrot janë vendosur ndaj pasurive të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

“Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën "Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale" në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019. Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milione Euro dhe 7 apartamente”, thuhet ndër të tjera në deklaratë, por nuk bëhen të ditur emrat e personave ndaj të cilëve është vendosur sekuestro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë