Higuain e Sarri sërish bashkë, El Pipita vishet blu

Gonzalo Higuain te Chelsea tashmë është e kryer. Dëshira e trajnerit Sarri për të patur argjentinasin në skuadër sikurse te Napoli u realizua me sulmuesin, i cili ka nisur menjëherë përgatitjet për të qenë gati në ndeshjen e radhës.

Pas gjysmës së parë të sezonit te Milani, El Pipita do të vijojë huazimin për pjesën e mbetur të sezonit te “Blutë e Londrës”, të cilët do të kenë mundësinë e blerjes përfundimtare për shumën e 36 milionë eurove.

Higuain do mbajë veshur fanellën me numrin 9 dhe praktikisht do të zërë vendin e Alvaro Morata-s, i cili është gjithmonë e më pranë Atletico Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN