Kritikat për Bahri Shaqirin, Meta: Më udhëheq Kushtetuta – A2

Kritikat për Bahri Shaqirin, Meta: Më udhëheq Kushtetuta

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kritikëve lidhur me propozimin e tij për vendosjen në krye të KLSH të Bahri Shaqirit.

Meta u përgjigj shumë shkurt, duke deklaruar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta. Kujtojmë se zëra nga mazhoranca pohuan se Shaqiri nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë detyrë.

Këto deklarata Meta i bëri, ndërsa mbajti homazhe para bustit të Ismail Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2