Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Laboratori i drogës në Has, një nga të kërkuarit turq gjendet i vdekur në Prishtinë

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 18:04 | Kronikë
Laboratori i drogës në Has, një nga të kërkuarit turq

Konfirmohet nga Policia e Shtetit gjetja e trupit të njërit prej të kërkuarve të grupit kriminal të akuzuar për ngritjen e një laboratori droge në fshatin Brenogë në Has.

Gjykata për Krimet e Rënda kishte caktuar masën e sigurimit “arrest më burg” në mungese për  shtetasin turk Nejdet Cesuroglu, i datëlindjes 03.02.1969.

https://a2news.com/2018/10/19/laborator-heroine-ne-has-5-persona-ne-pranga/

Por me sa bëhet e ditur nga Policia, Nejdet Cesuroglu është gjendur i vdekur gjatë kontrollit të banesës në Prishtinë, në Kuadër të operacionit FIRMA.

Kontrolli ka ndodhur më 2 dhjetor, dhe në banesë mbyllur janë gjetur tre valixhe të mbushura me 113 kg e 507 gram lënde heroine, dhe për këtë fakt janë arrestuar nga autoritetet kosovare katër shtetas.

https://a2news.com/2019/01/20/droga-e-hasit-roli-i-ronit-te-shijakut-ne-trafik/

Dy persona të akuzuar si pjesëtarë të bandës janë arrestuar, dhe janë Iskender Sale, shtetas turk dhe Xhemal Shala, shtetas kosovar.

Në tetor të 2018 në Has, policia sekuestroi 185 kilogramë morfinë dhe 22 litra lëndë të lëngshme cila do të përdorej për prodhimin e heroinës. Operacioni i koduar “Vol-vo 4” prangosi dhe 6 persona 3 prej të cilëve ishin pjesëtarë të së njëjtës familje pasi në banesën e tyre ishte ndërtuar laboratori i drogës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani