Luftë Serbi-Kosovë? Veseli: Nëse do të ishte ngritur baza ruse, rreziku real

Gjatë intervistës në programin I ftuari me Endri Xhafon në A2 CNN, kreu i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë demokratike të Kosovës ka përmendur edhe një kërkesë të Rusisë për një bazë ushatarake në Nish të Serbisë, ku sot gjendet një personel prej 190 personash, që kryeparlamentari Veseli refuzoi t’i etiketojë se çfarë janë.

Por sipas tij, nëse kjo bazë ushtarake ruse në Serbi do të ishte ngritur, rreziku i luftës mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte real, pavarësisht pranisë së trupave të Natos në Kosovë.

Sipas zotit Veseli ka qenë Bashkimi evropian që ka bindur presidentin serb Vuçiç që t’i rezistojë kësaj kërkese të Moskës. Kryeparlamentari Veseli, pavarësisht vizitës shtetërore të Presidentit Vladimir Putin më 17 janar në Serbi, mohoi kategorikisht që Rusia të jetë duke luajtur ndonjë rol në rikonfigurimin e Ballkanit dhe se Kosova nuk do të shërbejë si alibi për veprimet ruse në Krime apo vende të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN