Majlinda Kelmendi, e artë në Izrael

Majlinda Kelmendi vazhdon dominimin në arenën ndërkombëtare të xhudos. Kampionia arriti të fitonte medaljen e artë në turneun Grand Prix të Tel Avivit në Izrael, në kategorinë 52 kg.

 Xhudoka nga Peja triumfoi në finale përballë rivales izraelite, Gili Kohen. Një sfidë pa histori, të cilën Kelmendi e mbylli me ‘ippon’ pas vetëm 35 sekondave.

Me medaljen e parë të artë për vitin 2019, në Izrael kampionia olimpike arriti të ngrinte lart flamurin e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN