Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbyllja e Qeverisë, Trump anulon fjalimin e përvitshëm

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 11:39 | Bota
Mbyllja e Qeverisë, Trump anulon fjalimin e përvitshëm

Presidenti amerikan, Donald Trump e pranoi kërkesën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të mos e mbajtur fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e kombit deri sa të rihapet qeveria.

Pelosi e tërhoqi ftesën për fjalimin e Trump-it në Kongres, duke argumentuar përmes një letre se më parë duhet të riktheheshin në funksion të gjitha shërbimet. Pasi këmbënguli fillimisht se fjalimi do të mbahet sipas planit, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri një hap prapa mbrëmjen e së mërkurës.

“Ndërsa “shutdown”-i vijonte, Nancy Pelosi më kërkoi të mbaja fjalimin për gjendjen e kombit. Unë pranova. Më pas ndryshoi mendje për shkak të “shutdown”-it duke sugjeruar një datë të mëvonshme. Do ta mbaj fjalimin kur mbyllja e qeverisë të marrë fund”, shkroi Trump nw Twitter.

Edhe përgjigja e Pelosit erdhi në Twitter. Demokratja tha së shpresonte që Trump ta mbështeste ligjin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për financimin e agjencive të prekura nga mbyllja e pjesshme e qeverisë.

“Të lutem pranoje këtë propozim në mënyrë që të rihapim qeverinë, ta paguajmë punonjësit tanë dhe më pas të negociojmë dallimet tona”, shkroi Pelosi në Twitter.

Mbyllja e pjesshme e qeverisë ka lënë pa paga 800 mijë punonjës. Për t’i dhënë fund krizës, Trump-i kërkon miratimin e një fondi prej 5.7 mld dollarësh për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë