NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë të përshtatshme për të kryer misionet ushtarake. Këtë e theksoi në Tiranë gjenerali i aleancës ushtarake më të madhe në botë, Tod Wolters.
Në takimin që gjenerali pati me ministren e mbrojtjes, u diskutua edhe plani 5-vjeçar i NATO-s, për të investuar 51 milionë euro në Kuçovë.
“Shqipëria është vend me kushte shume të mira, dhe mundësia e avionëve luftarake nëpërmjet Kuçovës është mjaft e mirë”, deklaroi gjenerali amerikan.
Kur po mbushen 10 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën Veri Atlantike, numërohen 5 mijë efektivë shqiptarë që kanë marrë pjesë në misione të ndryshme.
Gjenerali Wolters e theksoi rolin e Shqipërisë, kurse nga ana e saj, ministrja Xhaçka përmendi mbështetjen nga aleatët. Para takimit, u kryen edhe demonstrime të avionëve luftarakë italianë dhe grekë.