Në mbrëmje, reshje shiu e dëbore në jug

Moti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare, më të dendura në zonat lindore ku do të ketë dëborë të pakët në zona të izoluara.

Kjo situatë mbetet deri në mbrëmje kur sërish reshjet fillojnë në jug dhe gradualisht gjatë natës në gjithë vendin.

Temperaturat sot nuk kanë pësuar ndryshime gjatë mëngjesit ku minimumi ka shënuar -3/-4 në lindje, por mbrëmja dhe orët e natës sonte sjellin rënie me 2°C të temperaturave në vend.

Rajoni sot mbetet me reshje në pjesën më të madhe të tij, ku deri pasdite reshjet fokusohen në brigjet Perëndimore dhe Veri të Ballkanit, ndërsa mbrëmja fuqizon reshjet në zonat Jugore; kryesisht Greqia dhe Shqipëria Juglindore.

Temperaturat në rajon, sot ulen me 2-3°C në veri duke shënuar minimumi -8°C në Slloveni e Kroaci, por mesdita ul temperaturat në pjesën më të madhe të Ballkanit, përjashtuar Greqinë, ku maksimum do të qëndrojë mbi 16°C.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN