Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Piatek zyrtarisht te Milani, sot në stërvitje

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 08:46 | Futboll
Piatek zyrtarisht te Milani, sot në stërvitje

Sapo Gonzalo Higuain kaloi te Chelsea në Londër, Milani nuk humbi asnjë sekondë, duke e zëvendësuar argjentinasin me polakun që ka shkëlqyer deri në këtë të fazë të Serie A, Krzysztof Piatek.

23-vjeçari nënshkroi mbrëmjen e së mërkurës një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Milanin deri në 30 qershor 2023.

Në faqen zyrtare të Milanit është njoftuar se konferenca për shtyp e lojtarit do të mbahet sot në orën 13:00, ndërsa në 15:30 sulmuesi do t’i bashkohet shokëve të rinj në stërvitje.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Gattuso nuk do të presë ndeshjen e kupës, mesin e javës tjetër, por do aktivizojë polakun që në sfidën e së shtunës ndaj Napolit në kampionat.

Në këmbim të 35 milionëve euro Genoa vendosi të largoi sulmuesin, i cili në 21 ndeshje arriti të shënojë plotë 19 gola.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu