Protesta kundër emrit të Maqedonisë shkon në Akropol – A2

Protesta kundër emrit të Maqedonisë shkon në Akropol

Muret e Akropolit u mbushën më slogane kundër emrit të Maqedonisë.

Nën sfondin e tempullin antik të Partenonit, mbështetësit e partisë komuniste greke varën të enjten banera të mëdhenj më shkrime të tilla si “jo marrëveshjes Tsipras-Zaev”, “jo planeve irredentiste të NATO-s, SHBA dhe BE-së”.

Banerat e vendosur në prag të votimit në Parlament të marrëveshjes që parashikon ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia Veriore, u hoqën më vonë.

Mbështetësit e Partisë Komuniste bashkë me organizata të tjera kanë planifikuar zhvillimin e protestave para votimit në Parlament. Qeveria pritet ta miratojë ujdinë me shumicë të lehtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2