Qeveria kalon në sitë kontratat e HEC-eve

Qeveria do të kalojë në sitë të gjitha licencat që janë dhënë për hidrocentralet.

Paralajmërimi është bërë nga ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo ka bërë të ditur gjithashtu, se kontrata që nuk janë operative do të ngrijnë.

“Kur kemi shumë kontrata ende jo operative është koha të bëjmë një ndalese dhe ta gjykojmë për vazhdimësinë. Kam vendosur fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit licencues të çdo subjekti dhe po ashtu edhe skanimin fizik të çdo HEC-i dhe subjekti realizues”, tha Balluku.

Subjektet e licencuara do të kontrollohen në dy elemente: afatet e zbatimit të kontratës dhe respektimit të normave mjedisore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN